Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaka me shirit kapiteni në krah e nis përballjen e sotme ndaj Serbisë

NULL NULL
12.10.2024 19:58
granit xhaka serbia
Granit Xhaka në ndeshjen kundër Serbisë, 2022

Serbia do ta pres sonte Zvicrën në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

Tashmë të dyja kombëtaret i kanë bërë të ditura formacionet zyrtare, ku nga fillimi për Zvicrën nis me shiritin e kapitenit në krah, Granit Xhaka.

Ndërsa, në bankën rezervë te Zvicra është edhe një tjetër shqiptar me shtetësi zvicerane, Andi Zeqiri.

Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve:

Serbia:  Rajkoviq, Pavloviq, Milenkoviq, Erakoviq, Birmançeviq, Grujiq, Maksimoviq, Nedelkjoviq, Samardzhiq, Lukiq dhe Mitroviq.

Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanji, Widmer, Elvedi, Freuler, Xhaka, Aebischer, Ndoye, Embolo, Amdouni.

lajme të ngjashme