Kryeqytetasit më të fortë se pejanët në pjesën e parë NULL NULL 12.10.2024 18:02 12.10.2024 18:02 KB Prishtina. Foto ilustrim Sigal Prishtina po e mposht Pejën në pjesën e parë të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 43:37. Kryeqytetasit e fituan çerekun e parë me rezultat 23:20, ndërsa të dytin e fituan me rezultat 20:16, njofton Klankosova.tv. Më i miri në parket në pjesën e parë te Prishtina ishte Burns me 15 pikë të shënuara e 12 topa të vjedhur, teksa te Peja u dallua Cowart me 13 pikë të shënuara e 5 topa të vjedhur.