ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë NULL NULL 12.10.2024 15:36 12.10.2024 15:36 Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq. Foto: Qeveria malazeze Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq, ka thënë se Kosova është krahinë jugore e Serbisë. Në televizionin “Aplus” të Malit të Zi, këtë koment Zogoviq e bëri duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë në Tivat javën që po e lëmë pas. “Qëndrimin tim nuk e ka ndryshuar me hyrjen në qeveri – Kosova dhe Metohija është krahinë jugore e Serbisë”, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, transmeton Klankosova.tv. “Sa i përket detyrimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, gjithçka do të respektohet, por unë kam mendimin tim se Kosova është pjesë e Serbisë e shkëputur qëllimisht. Këtë qëndrim e kam shprehur në Kuvend, disa ditë para se të hyja në qeveri. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua”, është shprehur më tej Zogoviq. Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi duhet të ndërtojnë raporte të qëndrueshme dhe afatgjata të bazuara në respektin reciprok. Para pak kohësh, edhe Kuvendi i Malit të Zi iu referua institucioneve të Republikës së Kosovës si “institucione të përkohshme”. Kjo ishte bërë në njoftimin zyrtar për media të publikuar në uebfaqen e Kuvendit të Malit të Zi për takimin mes kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq dhe ambasadorit të Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025