Si të trajtohet infeksioni urinar? NULL NULL 11.10.2024 09:57 11.10.2024 09:57 Foto ilustruese Infeksioni i sistemit urinar fillon në rrugët urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, ureteret (kanalet e urinës), fshikëza e urinës dhe nga uretra. Por si mund ta parandalohet ky problem? Mjekimi Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobale. Si mund të parandalohen -Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më të mirë; -Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar; -Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz; -Të mos pijë alkool; -Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes; -Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti; -Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.