Tetori rozë, Krasniqi: Askush nuk duhet ta përballojë kancerin e gjirin e vetme NULL NULL 09.10.2024 15:29 09.10.2024 15:29 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se është shumë me rëndësi që çdo grua në vendin tonë duhet të jetë e informuar për simptomat e mundshme të kancerit të gjirit. Në një postim në Facebook, ai thotë se askush nuk duhet ta përballojë sëmundjen e vetme, njofton Klankosova.tv. “Si çdo tetor, rikujtojmë rëndësinë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe mbështetjes së vazhdueshme për gratë, të cilat luftojnë me këtë sëmundje. Është e rëndësishme që çdo grua në vendin tonë të jetë e informuar për simptomat e mundshme dhe të ketë qasje në shërbimet shëndetësore të nevojshme. Askush nuk duhet ta përballojë kancerin e gjirit e vetme”, shkroi kreu i PDK-së, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 55 minuta më parë