Nxënësi në karrocë pa wc të veçantë, nëna e tij: Që dy vite e dërgoj në një lokal afër shkollës NULL NULL 08.10.2024 18:51 08.10.2024 18:51 Një zonjë e cila djalin e saj me aftësi të kufizuar e ka në një shkollë të mesme të Fushë Kosovës, po ankohet se atij nuk iu është mundësuar tualeti i dedikuar për kategorinë e tij. “S’ka banjo të veçantë Florenti, kurrë nuk ka pasur në atë shkollë që kur është duke vijuar mësimin. A lihet fëmija me nevoja të veçanta pa një tualet ekstra? Më ka rënë të bëj trajnime nëpër shkolla, të gjitha i kanë tualetet ekstra, vetëm kjo nuk e ka, edhe pse është vendi për karroca por nuk po intervenon Komuna”, u shpreh ajo. “Evladi të shtie në flakë të zjarrit”, deklaroi tutje zonja. Ajo mes tjerash tha se djali i saj nuk ka asnjë asistent, edhe pse sipas diagnozës që ai ka i takon. “Deri tash Florenti nuk ka asnjë asistent, ai ka diagnozën që i takon asistenti. Kemi pasur një takim me Komisionin Vlerësues, aty është marrë vendim që Komunës i takon të jap buxhetin që Florenti të ketë asistent”. Ajo i falënderoi kafiterinë afër shkollës në të cilën e dërgon fëmijën e saj për nevoja fiziologjike, pasi në shkollë nuk ka një tualet për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara. Tutje nëna e të riut tha se nëse nuk i plotësohen kërkesat e saj, ajo nuk do ta dërgojë më djalin e saj në shkollë. “Nga shkolla e dërgoj Florentin në tualet (të një kafiterie), në rrugë duhet të bëhem ‘police’ t’i ndalë dy anët veturat, i them ‘më falni, a më jepni përparësi, te dërgoj Florentin në tualet’. Bie shie, bie borë, nuk mundem më, unë nuk do e dërgoj në shkollë Florentin, pa ia rregulluar tualetin, dhe pa ia sjellë asistentin personal. ‘Ishalla’ një vit nuk shkon, sepse ky edhe një vjet bëhet maturant”. Për të dëgjuar më shumë ndiqni kronikën më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 5 orë më parë