Zeka çohet në këmbë për Xhulin, por ia tregon edhe gabimin që sipas tij e bëri ajo në BBVK NULL NULL 08.10.2024 15:02 08.10.2024 15:02 Milaim Zeka në "Kosova Today" në Klan Kosova. Milaim Zeka, i cili është opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3, sonte ka qenë i ftuar në “Kosova Today” në Klan Kosova, ku përmes një lidhje direkte, u kyç edhe ish-banorja e edicionit të parë të këtij formati, Xhuliana Nura. Në momentin e prezantimit të Xhulit, Zeka u ngrit në këmbë, derisa më vonë theksoi edhe një çështje rreth saj, që sipas tij, ka qenë e gabuar. Zeka u shpreh se lidhja sentimentale e Xhulit, e krijuar brenda shtëpisë, ka qenë lëvizje e gabuar, përcjell Klankosova.tv. “Në aspektin njerëzor asnjëherë s’ka bërë gabim, por në aspektin sentimental, për shembull lidhja e saj e gabueshme brenda Bigut, shpeshherë i ka kushtuar Xhulit, jo të tjerëve, por Xhulit”, është shprehur ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Habit Ardit Çuni: Deri para 2 vjetëve nuk i kisha as një mijë euro në bankë (VIDEO) 7 orë më parë