Sekretari i MMPHI-së, Izedin Bytyqi, largohet nga objekti i ministrisë NULL NULL 08.10.2024 13:03 08.10.2024 13:03 Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është larguar nga objekti i kësaj ministrie. Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është larguar nga objekti i kësaj ministrie. Ai është larguar nga zyrtar të Policisë së Kosovës pas aksionit të bastisjes që u zhvilluar sot në këtë dikaster të Qeverisë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka konfirmuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Bedri Gashi, zëdhënës i KPK-së. “Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”ka thënë Gashi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 5 orë më parë