Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi deklarohet “plotësisht i pafajshëm” (VIDEO) NULL NULL 08.10.2024 10:01 08.10.2024 10:01 Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka dal sot para gjykatës, ku është deklaruar “plotësisht i pafajshëm” ndaj akuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij më 19 gusht të këtij viti. Në padi thuhet se Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro, gjë që i mundësoi kompanisë nga Sllovenia tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 2 orë më parë