A e “shkarkoi” vetën Hadar edhe nga Kosova, pas akuzave ndaj referëve dhe FBK-së? NULL NULL 07.10.2024 22:11 07.10.2024 22:11 Rami Hadar, ish-trajner i Pejës Skuadra basketbollistike e Pejës nuk do të udhëhiqet më nga Rami Hadar. Klubi pejan njoftoi përmes faqes zyrtare në facebook se trajneri i tyre ka ofruar dorëheqje, njofton Klankosova.tv Por çfarë ndodhi që skuadra me të cilën tekniku izraelit fitoi titullin kampion, t’i ndajë rrugët me të, anise ia besuan pozicionin edhe pasi nuk fitoi asgjë edicionin e shkuar? Në duelin e së shtunës, i vlefshëm për Procredit Superligën e Kosovës, kundër Golden Eagle Yllit në “Karagaç”, Hadar mori dy teknike nga gjyqtarët e takimit, për shkak të protestave ndaj vendimeve të tyre. Pas ndeshjes të cilën Peja e humbi për një pikë (79:80), trajneri i tyre zbrazi një “karikator” me akuza në drejtim të referëve por edhe Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke pretenduar se mund të ketë një agjendë të organizuar kundër ekipit që ky e udhëhoqi deri sot, raporton Klankosova.tv. Faqja zyrtare e FBK-së, fillimisht ia postoi deklaratën, kurse më vonë e fshiu nga facebook-u por edhe kanali i tyre në youtube. Vetëm një ditë më vonë, u bë e ditur se Rami Hadar ka ofruar dorëheqjen, të cilën Peja ia pranoi, duke e falenderuar për kontributin e tij gjatë kohës sa qëndroi në krye të shtabit teknik. I njejti trajner u emërua edhe në krye të Kombëtares së Kosovës, por sipas burimeve të Asistit Online ai është “dorëhequr” edhe nga ky pozicion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.