Murati publikon skemën e rritjes së pensioneve së familjarëve që kan dëshmorë apo të zhdukur NULL NULL 07.10.2024 17:18 07.10.2024 17:18 Hekuran Murati, Ministër i Financave dhe Transfereve Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur për rritjet e pensioneve të katergorive të dala nga lufta. Në një postim në Facebook, ai ka publikuar skemën e këtyre kategorive si do të bëhet pas rritjes së fundit. Përveç rritjes prej 20%, për familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një familjar dëshmor apo të zhdukur, do të ndryshojë edhe formula e llogaritjes për anëtarët tjerë. Nga sa është tash 20% e bazës për anëtarin e dytë, e nga 10% për të tjerët, shtesa do të llogaritet si 50% e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur, deri në nivelin e familjes me më shumë se 4 dëshmorë apo të zhdukur të UÇK-së. Kështu do të duket pas 1 janarit 2025 skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe për familjet e të zhdukurve të UÇK-së: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 14 orë më parë