Betejë për çdo top në “Zahir Pajaziti”, s’ka gola në pjesën e parë NULL NULL 06.10.2024 15:51 06.10.2024 15:51 Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e derbit të Superligës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit. Në një betejë të fortë për çdo top në fushë, skuadrat i kanë mbajtur të paprekura portat e tyre, njofton Klankosova.tv Në fakt, suharekasit e gjetën rrjetën e nikoqirit me anë të sulmuesit Adetunji, por paraprakisht Tolaj e kishte prekur topin me dorë dhe goli u anulua. Bejamin Emini dhe Hamdi Namani janë ndëshkuar me kartona të verdhë, kurse nga mysafirët nuk pati ndonjë “zverdhje”. Ndeshja u ndërpre dy herë pasi tifozët vendas kanë hedhur mjete piroteknike në fushë, raporton Klankosova.tv. Ky duel është i vlefshëm për javën e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Deri tani të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 13 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.