Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

70 persona vriten në një ‘masakër’ në Haiti, në mesin e tyre dhe fëmijë

NULL NULL
04.10.2024 20:11
Foto nga Associated Press
Foto nga Associated Press

Të paktën 70 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti.

16 persona u plagosën rëndë, sipas OKB-së, ndërsa anëtarët e bandës Gran Grif u tërbuan nëpër Pont-Sonde në rajonin qendror Artibonite, transmeton Klankosova.tv.

Pamjet tregojnë grupe njerëzish që ikin nga dhuna me motoçikleta dhe në këmbë. Një prokuror i qeverisë e përshkroi sulmin si “një masakër”, raportoi Associated Press.

Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Haitit dhe një mision policie i mbështetur nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia, filloi në qershor në një përpjekje për të rikthyer kontrollin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.