Derbi i madh i Madridit nuk i takon asnjërit, Atletico – Reali ndahen në paqe NULL NULL 29.09.2024 23:33 29.09.2024 23:33 Derbi i madh i Madridit nuk i takon asnjërit, Atletico - Reali ndahen në paqe Derbi i madh i Madridit përfundoj baras. Ndeshja Atletico-Real, u mbyll me shifrat 1:1. Ngjarje drithëruese e karakterizuan stadiumin “Wanda”, vendin ku u përballen dy “gladiatorët” e futbollit spanjoll. Referit iu dashtë ta ndërpres ndeshjen për 15 minuta, pasi që ultrasit e Atleticos hodhën gjësende mbi portierin e “Los Blancos” Thibaut Cortouis. Të parët kaluan në epërsi “mbretërit” me golin e Eder Militaos derisa skuadra e Diego Simeones barazimin e arriti krejt gati në fund në minutin e 96-të, ku Andrea Correa, realizoj për 1:1. Derisa Marcos Llorente, u ndëshkua me të kuq, pas rishikimit nga VAR-i. Gjyqtari, Mateo Busquets, shkaku i ndërprerjës së takimit si pasojë e incidentit u deshtë t’i japë 10 minuta shtesë./Klankosova.tv