Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëndimi i Harry Kane mund të jetë serioz

NULL NULL
29.09.2024 09:46
Harry Kane ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat për Bayern Munich këtë sezon.
Harry Kane ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat për Bayern Munich këtë sezon.

Vincent Kompany shpreson se dëmtimi i kyçit të këmbës së Harry Kane nuk është serioz pasi sulmuesi i Bayern Munichut u lëndua  gjatë lojës së  barazimit 1-1 kundër Bayer Leverkusen.

Kapiteni i Anglisë, Kane, u zëvendësua në minutën e 86-të të ndeshjes së Bundesligës të shtunën, pasi u kap nga Amine Adli dhe dukej se ishte në siklet.

Skuadra e Bayernit të Kompany-t udhëton të mërkurën për t’u përballur me Aston Villa në Ligën e Kampionëve.

“Unë nuk jam mjek, por shpresoj se nuk është asgjë serioze. Është ende herët për të thënë. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për të mërkurën”, tha menaxheri i Bayern për Sky Sport, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme