Arrestohet prizrenasi, ngacmoi një të mitur NULL NULL 21.09.2024 08:39 21.09.2024 08:39 Arrestim. Foto ilustruese. Një burrë në Prizren është arrestuar, i cili dyshohet se ka ngacmuar një të mitur. Rasti raportohet të ketë ndodhur ditën e 15 shtatorit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte ngacmuar viktimën e mitur femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.