Ben Blushi promovon në Preshevë dy librat e tij, “Komploti” dhe “41 Sekrete” NULL NULL 18.09.2024 18:08 18.09.2024 18:08 Autori Ben Blushi, në promovimin e librave të tij në Preshevë. Foto | Klankosova.tv Publicisti Ben Blushi, ka promovuar dy librat e tij, “Komploti” dhe “41 Sekrete” në Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë. Pjesëmarrës në këtë promovim, mes shumë të pranishmëve, ishte edhe zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili Blushit i uroi mirëseardhje. “Ndjehu si të jesh në Shqipëri, do të jesh i sigurt të gjithë këta të pranishëm janë gardianët tuaj në krye me kryetaren e komunës dhe mua”, u shpreh Mustafa. Ndërkaq, autori Blushi u shpreh shumë i lumtur që gjendet në mesin e shqiptarëve të Luginës dhe u shpreh i gatshëm që të shkojë sërish atje. Ai tha se “ky takim nuk do të fshihet nga memoria ime për shumë kohë të gjatë”. “Këtu kam takuar shqiptarët më të dashur, nga Alaska në Amerikë. Mes një populli ka kufij politikë, administrativë, ka kufij të tjerë që duhet të shuhen, ka kufij kulturorë dhe për këtë arsye jam sot këtu, që këta kufij të zhduken”, deklaroi autori Ben Blushi. /Klankosova.tv