Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vizita e “hidhur”: Nikoqiri estonez e qorton Gjuriqin (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 17.09.2024 20:29
Shefi i diplomacisë së Estonisë, Margus Tsahkna, e priti në Talin të martën homologun e tij nga Beogradi, Marko Gjuriq

Shefi i diplomacisë së Estonisë, Margus Tsahkna, e priti në Talin të martën homologun e tij nga Beogradi, Marko Gjuriq.

Shteti i të parit është anëtar i NATO-s dhe BE-së, por edhe fqinj me Rusinë, ndërsa e rreshtoi veten si një nga përkrahësit kryesorë të Ukrainës, vend ky që po përballet me pushtimin e forcave të Moskës, raporton Klan Kosova.

Në takimin e zyrtarit baltik me mysafirin ballkanas, ndër top temat e diskutimit ishte raporti i vendit të këtij të fundit, Serbisë, me pushtetin në Kremlin, e posaçërisht takimeve të Alleksandar Vullinit me Vlladimir Putinin.

Në lidhje me këtë, Tsahkna bëri me dije, me një shkrim pas takimit, se i tha Gjuriqit në sy që për Estoninë është e papranueshme të shtrëngosh duart me, siç e quajti ai, “një kriminel lufte”, i cili po përpiqet të minojë sigurinë e Evropës dhe sovranitetin e Ukrainës.

Kronikën e plotë, ndiqeni në vijim:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.