Arsenijeviq fishkëllen sërish, përplaset verbalisht me zëvendësministrin Vokrri NULL NULL 12.09.2024 15:39 12.09.2024 15:39 Arsenjeviq "fishkëllen" sërish, përplaset verbalisht me zëvendësministrin Vokrri Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq, ka pasur një debat të ashpër me zëvendësministrin e Pushtetit Lokal Arbër Vokrri, rreth përdorimit të flamurit serb. Rastin për Klankosova.tv e ka sqaruar vet Vokrri. “Ne e patëm një debat. Ai mu drejtua duke më thënë se ‘ju po na rrihni, po na i thyeni eshtrat, po na i shkelni të drejtat tona’. Pastaj unë i thashë ‘Secili që e shkel ligjin e pëson nga policia, pa marrë parasysh se a është shqiptar apo serb'”, tha Vokrri për Klankosova.tv. I dyti i MAPL-së dha edhe detaje tjera rreth kësaj ngjarje. “Arsenijeviq më tha që “Ju nuk po na e lejoni ta përdorim flamurin tonë”, i thashë që “ju keni të drejtë ta përdorni, por jo ta vendosni në vendet publike”. Pastaj ai tha “a e dëgjuat që zëvendësministri më tha se kemi drejtë ta përdorim flamurin”, sqaroi Vokrri për Klankosova.tv Debati u zhvillua në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë, në praninë e forcave policore.