Arrestohet në Gjermani predikuesi “selafist” Abdul Alim Hamza, pritet të dëbohet në Kosovë NULL NULL 11.09.2024 19:13 11.09.2024 19:13 Një person nga Kosova me emrin Leonis Hamza, i njohur si Abdul Alim Hamza, është arrestuar në Gjermani. Siç ka shkruar media gjermane “Bild”, Abdul Alim Hamza konsiderohet si “islamist i rrezikshëm”, i cili ishte imam në një xhami në qytetin Bon, për të cilën autoritetet e sigurisë e kanë vlerësuar si “vendtakim selafist”, transmeton Klankosova.tv. Aksioni thuhet se është përgatitur nga Zyra e Regjistrimit të të Huajve në Bon dhe Sigurimi i Shtetit. Tutje, bëhet e ditur se vetë Hamza është konsideruar prej kohësh si një predikues “selafist”, dhe se i njëjti thuhet se ka kontakte të mira me “selafistët” Pierre Vogel, Ibrahim El-Azzazi dhe Abu Dunja, transmeton Klankosova.tv. Sipas informacioneve të Bild-it, agjencia e sigurimit shtetëror gjerman ka shpjeguar në dhjetëra faqe pse veprimet e Hamzës shkelnin, ndër të tjera, rendin themelor të lirisë e demokracisë teksa më pas bëhet e ditur se është lëshuar një urdhër dëbimi ku së shpejti do të kthehet për në Kosovë. Hamza thuhet se ka lindur në Pejë në vitin 1990, ndërsa që nga janari i vitit 2022, nga autoritetet e sigurisë të Gjermanisë, ai është konsideruar si “person relevant” në fushën e islamizmit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 3 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 17 orë më parë