Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spiropali: Dialogu Kosovë-Serbi, medoemos të ketë një rezultat – njohjen e ndërsjellë

NULL NULL
11.09.2024 13:14
Kryetarja e re e Kuvendit te Shqiperise, Elisa Spiropali
Kryetarja e re e Kuvendit te Shqiperise, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se nga procesi i dialogut Kosovë – Serbi duhet të dalë sa më parë një marrëveshje që ka brenda njohjen e ndërsjellë.

Në një konferencë për media pas takimit me homologun kosovar, Glauk Konjufca, ajo ka theksaur se Shqipëria veson se Kosova do ta përmbyll këtë proces si një shtet me qëllime euroatlantike.

“Procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të ketë medoemos një rezultat, nënshkrimin e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtimin e drejtë minoriteteve konform Kushtetutës”.

“Në Tiranë është e palëkundur bindja se Kosova do ta përmbyllë këtë proces si një shtet me vizion euroatlantik, si një partner serioz, dhe i fortë për partnerët tanë”, ka thënë Spiropali. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.