Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria në Prizren gjatë gushtit ngriti 187 aktakuza ndaj 244 personave

NULL NULL
09.09.2024 12:12
Prokuroria Themelore në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht, ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë gushtit, ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër 16 të miturve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.