Serbia bllokon kufijtë në mënyrë selektive, Kosova mbyll 2 prej tyre në tërësi NULL NULL 07.09.2024 12:36 07.09.2024 12:36 Bllokada e kufirit të Serbisë me Kosovën në Merdarë. Foto | REL Që nga ora 18:00 e ditës së djeshme, grupe ekstremistësh serbë bllokuan disa nga pikëkalimet kufitare me Kosovën nga ana e Serbisë. Siç u raportua, në rrugët që çojnë nga Serbia për në Merdarë, Jarinjë dhe Bërnjak, serbë edhe të maskuar, nën shoqërinë e policisë serbe, kishin dalë afër kufijve duke mos lejuar kalimin e shtetasve me dokumente të Republikës së Kosovës, raporton Klankosova.tv. Radomir Rojeviq, kryetar i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut Kosovë-Mitrovicë, i cili edhe ka organizuar këto bllokada, pati thënë se do të lejohen vetëm automjetet spitalore dhe qytetarët me dokumente të Serbisë – jo edhe ata me të Republikës së Kosovës. Mbrëmë në orët e vona, një familje kosovare ishte nisur nga Spitali i Prishtinës në drejtim të Gjermanisë për ta dërguar fëmijën e tyre për trajtim. Ata kishin kaluar kufirin e Kosovës, mirëpo nuk u lejuan të shkojnë tutje nga maskat serbe, duke u detyruar të kthehen mbrapsht. Për këtë rast reaguan ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. LIVE: Sveçla: Ekstremistë serbë të maskuar kthejnë me forcë një familje që po shkonte në Gjermani (VIDEO) Ata akuzuan edhe presidentin serb, Alleksandar Vuçiq, se qëndron prapa këtyre bllokadave. Gjithashtu, u kërkua ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare për lirimin e kufijve. Gërvalla fton Perëndimin dhe NATO-n të parandalojnë Vuçiqin nga përshkallëzimi i mëtejshëm Meqë nuk pati reagim e as veprime në këtë drejtim, Kosova u detyrua të mbyllte kufijtë në tërësi në mënyrë që qytetarët të mos ballafaqoheshin me personat e maskuar në Serbi. Mëngjesin e sotëm, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, njoftoi se qarkullimi i automjeteve në pikën kufitare të Jarinjës po zhvillohet pa probleme. “Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani për Klankosova.tv. Situatë e qetë në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Mirëpo, dy pikat tjera kufitare, ajo e Merdarës dhe e Bërnjakut, vazhdojnë të jenë të mbyllura në tërësi nga autoritetet e Kosovës. Edhe pika kufitare e Kullës, mes Malit të Zi dhe Kosovës, është e hapur për qarkullim të automjeteve, ndonëse e njëjta ishte paralajmëruar se do të mbyllej. Kërkesë e serbëve është largimi i të gjitha njësive policore të Republikës së Kosovës nga pjesa veriore e vendit, dhe që situatën e sigurisë ta marrë nën kontroll KFOR-i. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 14 orë më parë