Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërvalla fton Perëndimin dhe NATO-n të parandalojnë Vuçiqin nga përshkallëzimi i mëtejshëm

NULL NULL
07.09.2024 00:44
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz; Foto: Klan Kosova;

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se është mbyllur edhe pika kufitare e Merdarës.

Me këtë rast, ajo ka kërkuar nga shtetet perëndimore dhr nga NATO që të ndërhyjnë.

“Si pasojë e selektimit dhe kërcënimit racist të shqiptarëve nga bandat kriminale të Vuçiqit në bashkëpunim me policinë e Vuçiqit nëpër pikën kufitare të Kosovës në Merdarë, Kosova ka mbyllur edhe këtë pikë kufitare”.

“Ne i bëjmë thirrje urgjentisht ShBA-së, Turqisë, Gjermanisë, Francës dhe NATO-s që të ndërhyjnë për të parandaluar Vuçiqin nga përshkallëzimi i mëtejshëm” i situatës, ka thënë Gervalla.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.