LIVE: Sveçla: Ekstremistë serbë të maskuar kthejnë me forcë një familje që po shkonte në Gjermani (VIDEO) NULL NULL 06.09.2024 19:11 06.09.2024 19:11 Bllokimi i rrugës që çon për në pikën kufitare të Jarinjës nga ane Serbisë. Foto | Klankosova.tv 21:56 – Sveçla: Ekstremistë serbë të maskuar kthejnë me forcë një familje që po shkonte në Gjermani Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se disa ekstremistë serbë të maskuar kanë kthyer me forcë një familje kosovare mbrapsht. Ai përmes një postimi në Facebook tha se kjo po ndodh para syve të policisë së Serbisë dhe siç u shpreh ai, një gjë e tillë edhe e bën edhe atë bashkëfajtore, përcjell Klankosova.tv. Ministri Sveçla gjithashtu u shpreh se deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të papengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim. “Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët”. “Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë. Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne”, shkroi Sveçla. 21:12 – MPB-ja tregon se në tri pikëkalime kufitare nuk lejohet hyrje-dalja me dokumente RKS Nga ora 18:00, serbët nga ana e Serbisë kanë bllokuar tri pikëkalime kufitare me Kosovën. Ndonëse numri i qytetarëve serbë është i vogël, “sherri” megjithatë është i madh. Ndërkaq, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se cilat pikëkalime janë bllokuar. Në përditësimin e bërë në orën 20:13, njoftohet se nëpërmjet Bërnjakut, Jarinjes dhe Mërdarës aktualisht nuk lejohet as hyrja e as dalja me dokumente të Republikës së Kosovës. Sipas këtij përditësimi, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur. /Klankosova.tv 20-21 – “Ka bllokadë, por unë kalova”: Qytetari serb kalon nga Serbia në Kosovë përmes Jarinjes Një qytetar serb ka kaluar kufirin nga Serbia për në Kosovë, në pikëkalimin kufitar të Jarinjes. Në një prononcim për media, siç raporton Klankosova.tv, ai ka thënë se ka bllokadë nga ana e Serbisë, mirëpo ai e ka kaluar. “Ka bllokadë, por unë kalova. Nuk mund të them sa njerëz janë, por ka disa njerëz, ka afishe… por unë kalova”, deklaroi ai. Ndërkaq në pikën kufitare të Jarinjes, nga ana kosovare, po qëndrojnë edhe pjesëtarë të KFOR-it. /Klankosova.tv 20:05 – Bllokohen dy pikëkalime kufitare mes Serbisë e Kosovës Dy rrugë që çojnë në pikëkalimet kufitare nga Serbia për në Kosovë, janë bllokuar nga qytetarë serbë nga ana e Serbisë. Pikëkalimet e bllokuara janë ai i Merdarës dhe i Jarinjes. Për pikat tjera kufitare, deri më tani nuk ka ndonjë raportim nëse janë bllokuar apo jo. Rasha Rojeviq, kryetar i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut Kosovë-Mitrovicë, kishte paralajmëruar bllokimin e katër nga pesë kalimet kufitare të Serbisë dhe Malit të Zi me Kosovën. Ai pati deklaruar se do të lejohen të kalojnë automjetet e urgjencës dhe qytetarë me dokumente të Serbisë, por jo edhe ata me dokumente të Kosovës. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, në bllokadë po marrin pjesë një numër i vogël qytetarësh, larg numrit të paralajmëruar nga Rojeviq që pati deklaruar se në secilën pikë do të jenë nga së paku 400 qytetarë. /Klankosova.tv 19:18 – Serbët bllokojnë rrugën në afërsi të Merdarës Radio Evropa e Lirë Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë, është bllokuar në pjesën serbe pasditen e së premtes. Dy vetura, njëra me një flamur serb në dritaren e pasagjerit, dhe disa persona pranë tyre shihen të vendosur në mes të rrugës që çon në pikën kufitare drejt Kosovës. Siç është paralajmëruar, rrugët do të bllokohen edhe në dy pikat e tjera kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – Jarinje dhe Bërnjak – si dhe afër pikëkalimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kullë. Rasha Rojeviq, kryetar i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut Kosovë-Mitrovicë, një nga tetë shoqatat që organizojnë bllokadat, tha më herët për Radion Evropa e Lirë (REL) se kjo është “bllokadë selektive”, që nënkupton se ata do t’i lejojnë ta kalojnë kufirin nga ana serbe vetëm udhëtarët me dokumente serbe. Rojeviq tha në një intervistë për REL-in se bllokadat janë “reciprocitet i asaj që Kurti po ua bën serbëve” në Kosovë./RadioEvropaeLire Bllokada kufitare serbe: Nuk vërehen hyrje-dalje të veturave me targa RKS Nga ora 18:00 ka nisur bllokada e paralajmëruar e serbëve të Serbisë. Në pikat kufitare në veri të vendit, qarkullimi po vazhdon, por që është më i pakët se ditëve të tjera, por me forca më të shumta policore. Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, vërehet se vetura me targa të huaja po hyjnë e dalin në të dy anët, por nuk janë parë duke hyrë e dalë nga Kosova vetura me targa RKS. Ndërsa, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e bërë në ora 16:37, pritjet për hyrje-daljet në pikat kufitare që e lidhin Kosovën me Serbinë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Jarinje, nuk zgjasin më shumë se 5 minuta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 18 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 19 orë më parë