Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Hardh Talk” diskuton për trashëgiminë kulturore dhe historike të kultivimit të hardhisë së rrushit dhe prodhimit të verës

NULL NULL
06.09.2024 17:33

Në kuadër të festës tradicionale të rrushit, Hardh Fest, sot në sallën e kuvendit të Komunës së Rahovecit u mbajt “Hardh Talk” – tryeza shkencore për kultivimin e hardhisë, ku mes tjerash u fol për traditën e lashtë, të tashmen dhe të ardhmen e kësaj kulture bujqësore strategjike.

Ideuar dhe prezantuar nga Prof. ass. Dr. Hamëz Rama, tema u prit me interes nga të pranishmit.

Ndër të tjera ai potencoi nevojën e ndërmarrjes së disa hapave, siç janë ligj i veçantë për trashëgiminë e kultivimit të hardhisë, mbështetje institucionale, ngritje profesionale e kuadrit të ri, hulumtime shkencore – dokumentare, pjesëmarrje në panaire e tregje ndërkombëtare të prodhuesve e përpunuesve të rrushit, përfshirja e palëve të interesit në proces, edukim dhe trajnim të prodhuesve të rrushit, nxitja e turizmit të verës dhe stimulimi institucional i këtij sektori.

 

lajme të ngjashme