Scholzi e Vuçiqi flasin në telefon, temë edhe dialogu Kosovë – Serbi NULL NULL 05.09.2024 16:25 05.09.2024 16:25 Scholz dhe Vuçiq Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Në njoftimin e dhënë nga qeveria gjermane bëhet e ditur se Scholzi dhe Vuçiqi folën ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë – Serbi, por edhe për çështjen e lëndëve të litiumit. “Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Kurse, për sa i përket çështjes së litiumit, thuhet se Scholzi i ka ofruar mbështetjen gjermane Vuçiqit për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.