Gabimet që bëjmë gjatë pastrimit të dhëmbëve NULL NULL 13.02.2016 09:15 13.02.2016 09:15 Pastrimi i dhëmbëve me fije dentare është një nga mënyrat më të mira dhe më të rekomanduara të pastrimit (pasi ke ngrënë 4-5 fruta dhe në ditë) ose edhe çdo natë duke lexuar një libër në shtrat. Gjatë përdorimit të kësaj mënyre është e rëndësishme që të shmangim gabimet që mund të bëjmë. Sa herë i pastron dhëmbët në këtë mënyrë, mendon se çdo lloj peri mund të të ndihmojë dhe i jep mundësi vetes të provosh disa herë me të njëjtin pe, derisa papastërtitë të largohen? Kjo duket se është mënyra më e thjeshtë, apo jo? Dhe nuk ndalesh derisa të bindesh që gjithçka është pastruar. Të pastrosh dhëmbët me pe, në fakt, duket vërtet si gjëja më e thjeshtë, por edhe këtu ka diçka që bëhet gabim, shkruan albeu. Nga studimet, është vënë re se tërheqja e fijes së perit disa herë para-mbrapa, përdorimi i shpeshtë i saj, por edhe pastrimi me çdo lloj peri, përveç atij dentar, mund të kthehen në rrezik serioz për shëndetin oral. Jo vetëm sepse mund të dëmtosh pllakat dhe smaltin e dhëmbëve, por gjithashtu mund të dëmtosh mishrat dhe të ndikosh në shtimin e hapësirave midis dhëmbëve duke i larguar ata nga njëri-tjetri. Kështu, filli dentar është një mënyrë që duhet të bëhet kujdes gjatë përdorimit të tij dhe sigurohu që në hapësirën mes dhëmbëve të mos ushtrosh forcë dhe të përdorësh fillin e duhur dentar. Pasi i ke pastruar, një gargarë me ujë e kripë do të të ndihmojë për t’i mbajtur dhëmbët e pastër. Ose edhe pak sodë buke për t’u dhënë më shumë bardhësi atyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Eksperti i syve zbulon arsyet se pse duhet të mbani syze dielli sa herë që dilni jashtë 3 days