Dhurata nga babai i sjell çmim lotarie NULL NULL 03.09.2024 23:38 03.09.2024 23:38 Një burrë nga Virxhinia e ShBA-së fitoi lotari 1000 dollarë në javë për gjithë jetën nga një biletë që i dhuroi babai i tij. Aaron Andrews u tha zyrtarëve të lotarisë se ai dhe gruaja e tij kanë jetuar në bodrumin e babait të tij që nga dasma e tyre në prill. Ai shtoi se i ati i bleu një biletë lotarie e cila përputhej në pesë numrat e parë, duke fituar çmimin prej 1000 dollarësh në javë për gjithë jetën. “Kam një baba të mrekullueshëm që nuk ka bërë gjë tjetër veçse të kujdeset për mua”, u tha Andreës zyrtarëve të lotarisë. Burri fatlum zgjodhi të pranonte çmimin e tij si një pagesë njëherëshe, një shumë e përgjithshme prej 1 milion dollarësh. Ai theksoi se këto para do t’ia mundësojnë të blejë një shtëpi. Babai i tij, i cili e bleu biletën, bëri shaka duke thënë se ky ishte plani i tij gjatë gjithë kohës. “Kjo ishte mënyra më e mirë për ta nxjerrë atë nga bodrumi im”, deklaroi ai.