Dyshohet se mësuesi sulmoi seksualisht nxënësen në një shkollë të Kaçanikut NULL NULL 02.09.2024 11:29 02.09.2024 11:29 Sulm seksual fotoilustrim Një rast i sulmit seksual dyshohet se ka ndodhur në një shkollë në fshatin Dubravë të Kaçanikut. Sipas burimeve të Klankosova.tv në këtë rast dyshohet se një mësues e ka sulmuar seksualisht një nxënëse. Rasti ka ndodhur në ambientet e kësaj shkolle. Pas denoncimit nga ana e 16-vjeçares, i dyshuari ka përfunduar në pranga. Autoritetet kanë nisur hetimin e kësaj ngjarje. Ndaj 60-vjeçarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor/ Klankosova.tv