Konfirmohet koalicioni mes PD-së dhe AKR-së NULL NULL 30.08.2024 18:17 30.08.2024 18:17 Foto ilustruese. Sot ka përfunduar afati për të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë KQZ-në se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garojnë si pjesë e koalicionit. E pikërisht në këtë ditë është konfirmuar edhe koalicioni mes Partisë së Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re, me emrin “Lista për Familjen, AKR-PD”, gjë e cila është bërë e ditur sot nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në lidhje me koalicionin mes Partisë së Drejtësisë dhe Aleancës Kosova e Re, Klan Kosova ka raportuar dy ditë më parë. Ndërkaq, Elezi gjithashtu njoftoi edhe se cilat janë partitë që nuk dëshirojnë të garojnë në zgjedhje, përcjell Klankosova.tv. “KQZ njofton se ka përfunduar edhe periudha për partitë politike të regjistruara në Kosovë, që të njoftojnë se nuk dëshirojnë të garojnë në zgjedhje”. “Gjatë kësaj periudhe 16 gusht deri më 30 gusht 2024, tri parti politike të regjistruara kanë njoftuar se nuk dëshirojnë të certifikohen për zgjedhje si në vijim: Partia Demokratike e Diasporës, Lëvizja për Bashkim dhe Partia Balliste”, është shprehur ai. EKSKLUZIVE: Figura publike dhe deputetë të larguar nga VV i bashkohen PD-së, hyjnë në zgjedhje bashkë me AKR-në e Pacollit dhe Lëvizjen për Bashkim *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.