Rukiqi: Sigurimet Shëndetësore, zbatim dhe përfitim nuk pritet NULL NULL 28.08.2024 13:36 28.08.2024 13:36 Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së LDK-së. Foto: Arkiv Berat Rukiqi, anëtari i LDK-së, ka reaguar për miratimin e projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se nga kjo nuk pritet zbatim dhe përfitim për qytetarët. “Kosova ka ligj për sigurimet shëndetësore, të miratuar në vitin 2014. I njëjti nuk është zbatuar, pra qytetarët nuk e kanë gëzuar asnjë përfitim nga ky ligj”. “Zbatim dhe përfitim nuk pritet, as nga amandamentimi kozmetik i sotëm, i bërë jo për përfitim të qytetarëve, por për përfitime zgjedhore të partisë në pushtet”, ka thënë Rukiqi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025