Serbia bëhet gati për vizitën e Macronit, Vuçiq takon ambasadorin francez NULL NULL 26.08.2024 15:06 26.08.2024 15:06 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me amabasadorin francez, Pierre Cochard. Foto: Facebook Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi me amabasadorin francez, Pierre Cochard ka folur mbi marrëveshjet që do të nënshkruhen gjatë vizitës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron më 29 dhe 30 gusht në Serbi. “Me ambasadorin francez, Cochard për çështjet praktike, rëndësinë e kësaj vizite për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Francës, si dhe për marrëveshjet që do të nënshkruajmë që do të sjellin përfitime afatgjata për qytetarët tanë”, ka shkruar Vuçiq në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv. Tashmë është zbuluar plani i vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron gjatë kësaj jave në Serbi. Kreu i shtetit francez, më 29 gusht do të pritet nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq rreth orës 18:00 në aeroportin “Nikola Tesla”, pas së cilës do të drejtohet për në Pallatin e Serbisë, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes. Dita e parë e vizitës së kryetarit të Francës atje do të mbyllet me deklaratat për media nga Macron dhe Vuçiq, kurse në ditën e dytë, më 30 gusht, ata shkojnë në Novi Sad, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Zjarri në Bllacë, shfuqizohet ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe autobusët 14 minuta më parë