Gjendet i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete, një burrë në Fushë Kosovë NULL NULL 26.08.2024 11:16 26.08.2024 11:16 Foto ilustruese. Shiriti i policisë Një burrë është gjetur pa shenja jete në një rrugë të Fushë Kosovës. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, përcjell Klankosova.tv. “Është raportuar se është gjetur i shtrirë në një rrugë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.