Bie zjarr në Mleqan të Malishevës NULL NULL 25.08.2024 22:23 25.08.2024 22:23 Foto ilustruese, zjarr Një vatër zjarri ka rënë në orët e vona të së dielës në një fushë të hapur në fshatin Mleqan të Malishevës. Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion dhe aktualisht është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit. “Rreth orës 21:30 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një vatër zjarri në një fushë të hapur, në fshatin Mleqan. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion dhe aktualisht është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, tha Elezaj për klankosova.tv.