Shpërthim në Francë, pretendohet për sulm terrorist NULL NULL 24.08.2024 16:39 24.08.2024 16:39 Foto nga Getty Images; pamje nga vendi i ngjarjes Një shpërthim jashtë një sinagoge në jug të Francës po hetohet nga autoritetet si “vrasje terroriste në tentativë”. Policia tha se shpërthimi u shkaktua nga djegia e dy makinave jashtë sinagogës Beth Yaacov në qytetin turistik La Grande-Motte. Një nga automjetet përmbante një bombol gazi të fshehur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Burime policore thanë për mediat franceze se një burrë i kapur në icizimet e kamerave duke i vënë flakën automjeteve mbante një flamur palestinez dhe ndoshta një pistoletë. Udhëheqësi i komunitetit hebre, Yonathan Arfi tha se incidenti ishte “një përpjekje për të vrarë hebrenjtë”, duke shtuar se sulmi dukej se ishte planifikuar të synonte adhuruesit e mëngjesit të së shtunës.