Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjithçka si dikur, Shaqiri kthehet te klubi i vjetër…te apartamenti i vjetër

NULL NULL
20.08.2024 19:53

Ylli shqiptaro-zviceran, Xherdan Shaqiri, ka folur për herë të parë që prej kthimit të tij te Baseli pas 12 vjetësh.

32-vjeçari u kthye aty ku i mori hapat e parë pas përvojave te top-klubet si Bayern Muncheni, Interi, e Liverpooli.

“Jam ende në Kaiseraugst, në apartamentin tim të vjetër. Fanella ime është ende e varur aty, prandaj është perfekt për mua…shpresoj të mos vijnë shumë njerëz e t’i bien ziles”, ka thënë dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve në konferencë për shtyp.

Shaqiri u kthye në Bazel pas qëndrimit rreth 2 vjet e gjysmë në Chicago Fire në ShBA. Ai u bë transferi më i shtrenjtë në histori të MLS, por që nuk është se u arritën pritshmëritë.

Gjatë këtij qëndrimi, ai shënoi 16 herë dhe asistoi edhe 20 herë në 75 paraqitjet për Chicago Fire. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.