U gjobit me 20 mijë euro, KESCO deklarohet rreth vendimit NULL NULL nga Ermir Istrefi 20.08.2024 09:46 nga Ermir Istrefi 20.08.2024 09:46 Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), thotë se është duke e analizuar vendimin për gjobën prej 20 mijë eurosh të shqiptuar ndaj saj. “Ne kemi pranuar një vendim nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Jemi duke e analizuar këtë vendim. Ky shqyrtim do të bëhet brenda 30 ditëve të ardhshme, ashtu siç e parashohin edhe dispozitat ligjore”, tha zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti, në një përgjigje për Klankosova.tv. Agjencia për Informim dhe Privatësi, thotë se gjoba u shqiptua për shkak se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve. “Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore”, u tha në vendimin e shqiptuar, njofton Klankosova.tv. Gjoba që e mori KESCO është 20 mijë euro (DOKUMENT) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 22 minuta më parë