AGK-ja sot dorëzon në Kushtetuese komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së NULL NULL 20.08.2024 07:40 20.08.2024 07:40 Bordi i AGK-së, i prirë nga kryetari Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, sot pritet të dorëzojnë komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së në Gjykatën Kushtetuese. Pas dorëzimit të komenteve që është paraparë të bëhet në ora 15:00, bordi i AGK-së pritet të deklarohen për media. Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, u miratua në seancën plenare të 11 korrikut në Kuvendin e Kosovës, me 59 vota pro. Projektligji në fjalë u kundërshtua nga partitë opozitare në vend. Lidhur me të, reagime erdhën edhe nga ndërkombëtarët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 10 orë më parë