Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre vjet nga marrja e pushtetit, afganët mbesin të bllokuar në Shqipëri

NULL NULL
18.08.2024 13:00
Afganët e evakuuar pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në Shqipëri, në gushtin e vitit 2021, Foto: Franc Zhurda, AP.

Janë bërë tri vjet prej kur talebanët morën pushtetin në Afganistan.

Nga ajo kohë mijëra qytetarë të cilët e kanë ndjerë vetën të rrezikuar, u larguan nga shtëpitë e tyre dhe u vendosën në vende më të sigurta.

Një numër prej tyre nga ajo kohë jetën e tyre po e zhvillojnë në Shqipëri.

Radio Evropa e Lirë, sjell historinë e Fatimas, emri i së cilës është ndryshuar për ta mbrojtur identitetin, dhe djalit të saj shtatëvjeçar.

Ajo kishte qenë deputete dhe mund të ishte cak i hakmarrjes, transmeton Klankosova.tv

Ish-deputetja afgane është në pritje të zhvendosjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Paqartësia është torturuese”, tha nëna vetushqyese.

“E ardhmja jonë është pezull”, theksoi ajo.

Fatima ishte në mesin e qindra mijëra afganëve të rrezikuar që u larguan nga atdheu i tyre pas rënies së Qeverisë afgane që mbështetej nga Perëndimi dhe rimarrjes së pushtetit nga talibanët.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nxorën me avionë dhjetëra mijëra afganë jashtë vendit gjatë evakuimit kaotik dhe vdekjeprurës nga Kabuli.

Fatima ishte në mesin e atyre që iku rrugës për në Pakistanin fqinj.

Prej aty, disa mijëra afganë u zhvendosën përkohësisht në Shqipëri, ndërsa prisnin që të përpunoheshin vizat e tyre amerikane.

Por, tre vjet pas rimarrjes së pushtetit nga talibanët, dhjetëra afganë mbeten të bllokuar në vendin e vogël ballkanik.

lajme të ngjashme