Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nisi rrugëtimi i Serie A, gjithçka direkt dhe eksluzivisht në Art Motion

NULL NULL
17.08.2024 18:40
Serie A, Art Motion

Me ndeshjet Genoa – Inter, dhe Parma – Fiorentina, nisi sot rrugëtimi i edicionit të ri në njërin prej kampionateve më të forta në botë, Serie A.

Gjithçka që ofron liga e Italisë, do të transmetohet direkt dhe eksluzivisht në platformën kryesore në vend, Art Motion, njofton Klankosova.tv.

Kampionët e Italisë e filluan tentimin për mbrojtjen e titullit në stadiumin “Stadio Luigi Ferraris”, në duelin që transmetohet në kanalin Sport 2.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Kristian Asllani, nuk e filloi ndeshjen ndaj Genoas prej minutës së parë, pasi trajneri Simone Inzaghi vendosi që shqiptarin ta lë në bankinë.

Skuadra tjetër e qytetit të modës, AC Milan, është nikoqire e Torinos, në duelin që fillon në orën 20:45. Te mysafirët pritet që ndeshjen nga fillimi ta nis futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda. Ndërkohë, në të njejtin termin, zhvillohet edhe Empoli – Monza, raporton Klankosova.tv.

Ekipi i Ardian Ismajlit dhe Steven Shpendit, synojnë që edicionin e ri ta nisin me fitore në shtëpi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme