Arrestohet zyrtari policor i burgut të Peqinit, dyshohet se po fuste drogë brenda NULL NULL 16.08.2024 16:16 16.08.2024 16:16 Foto ilustruese: Policia e Shtetit Është arrestuar një zyrtar policor i burgut të Peqinit, pasi u kap me lëndë narkotike, derisa po futej në vendin e punës për të marrë turnin. Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila tha se zyrtarin e prangosën në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll në banesën e efektivit, në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike. Gjithashtu po hetohet nëse ka punonjës të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ose të dënuar apo të paraburgosur, thuhet tutje në kumtesë. Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.