Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merr fund përgjithmonë romanca mes çiftit të famshëm

NULL NULL
16.08.2024 15:06

Chris Martin dhe e fejuara e tij, Dakota Johnson janë ndarë përgjithmonë.

Frontmeni i Coldplay, i cili nisi lidhje me aktoren në vitin 2017 dhe u fejua pak vjet më parë, thuhet se tani “e ka pranuar se marrëdhënia ka mbaruar”.

Dakota u fotografua fundjavën e kaluar pa unazën e saj të fejesës teksta shëtiste me qenin e saj në Malibu ku edhe jetonte me këngëtarin e Coldplay.

Dyshja kishin një ndarje të shkurtër të përfolur në vitin 2019, e cila supozohej se ishte për shkak të presionit të tij që ata të kishin fëmijë, por ata shpejt u rikthyen bashkë, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas Mail Online ata janë ndarë përgjithmonë pavarësisht përpjekjeve për të qëndruar bashkë.

American actress Dakota, 34, was pictured last weekend without her emerald engagement ring as she walked her dog in Malibu where she used to live with the Coldplay frontman (Pictured August 11)

lajme të ngjashme