Zjarr në kodrën e Cerrnushës, po bëhet përpjekje maksimale për lokalizim të tij NULL NULL 15.08.2024 22:51 15.08.2024 22:51 Foto ilustruese Në orët e pasdites të së enjtes, është ndezur një vatër zjarri në kodër të Cerrnushës. Për momentin, ky zjarr është ende aktiv, ndërkaq zjarrfikësit janë duke bërë të pamundurën për lokalizimin e kësaj vatre. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fixhrije Pllana. “Sot në orët e pasdites është pranuar informata për një zjarr në kodrën e Cerrnushës, njësitet policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur informatës. Për momentin zjarri është aktiv, zjarrfikësit janë duke bërë përpjekje për lokalizim të zjarrit”, tha për klankosova.tv, Pllana. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Mjeku e mbyti", rrëfimi tronditës i djalit që i vdiq babai pas një komplikimi gjatë operacionit (VIDEO) 56 sekonda më parë
Kosova Kelmendi: Shumica e shqiptarëve e shumica e komuniteteve duan që Kosova të ketë Kuvend 2 orë më parë