Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bastistje në një shtëpi në Kamenicë, policia gjen vazo me kanabis

NULL NULL
15.08.2024 10:51
Foto ilustruese.
Foto ilustruese: Policia e Kosovës

Një burrë është arrestuar në Kamenicë pasi që gjatë kontrollit në afërsi të shtëpisë së tij i janë gjetur katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

I dyshuari siç thotë policia, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit-bastisjes  në afërsi të shtëpisë  tij  i janë gjetur katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit ,, Kanabis  Sativa’’ dhe një sasi marihuanë në peshë 1 gram.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme