Vodhi krahë pule në vlerë të 1.5 milion dollarëve, gruaja dënohet me 9 vjet burgim NULL NULL 13.08.2024 09:24 13.08.2024 09:24 Punëtorja e një shkolle është dënuar me nëntë vjet burgim pasi ka vjedhur krahë pule në vlerë të 1.5 milion dollarëve. Grabitja e 11 mijë krahëve të pulës nga Vera Liddell, ishin të destinuara për studentët gjatë kulmit të pandemisë COVID-19, thonë prokurorët, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. 68-vjeçarja filloi skemën në korrik të vitit 2020 dhe nuk u gjet derisa një menaxher biznesi në shkollën e saj pranë Çikagos zbuloi se kostot e ushqimit ishin 300,000 dollarë mbi buxhetin gjatë një auditimi rutinë, sipas raporteve të mediave amerikane. Shkollat ishin mbyllur në atë kohë për shkak të pandemisë, por distrikti ende po dërgonte komplete ushqimi për nxënësit që po mësonin nga distanca. Liddell, e cila ishte shefe e ushqimit për 10 vjet në distrikt, fillimisht u akuzua për vjedhje. Ajo u dënua me nëntë vjet burgim pasi u deklarua fajtore.