Aksident mes tri veturave në hyrje të Prizrenit, lëndohen katër persona NULL NULL 09.08.2024 21:00 09.08.2024 21:00 Aksident në hyrje të Prizrenit. Foto nga lexues të Klankosova.tv Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Bajram Krasniqi. “Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi. Ndërsa me rastin po merren njësia përkatëse policore.