Konfirmohet: I vrari në Lloznicë të Serbisë është Faton Hajrizi NULL NULL 08.08.2024 17:25 08.08.2024 17:25 Faton Hajrizi Faton Hajrizi është i vrari në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik të këtij viti. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci. Ai ka thënë se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit. “Mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”, tha Koci për Klankosova.tv. Avokati tha se aktualisht është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes së kufomës. I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës. Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik, në Lloznicë. Vrasja e tij u komentua shumë, ndërsa u përhapën edhe thashetheme se ai në të vërtetë nuk është vrarë. Autoritetet serbe kërkuan strishon e nënës së tij në mënyrë që të konfirmohet se i vrari është Faton Hajrizi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 11 orë më parë