Arben Hajrullahu zgjidhet rektor i ri i UP-së NULL NULL 07.08.2024 13:15 07.08.2024 13:15 Zgjedhja e rektorit të ri të UP-së Këshilli Drejtues e ka zgjedhur Arben Hajrullahun rektor të ri të Universitetit të Prishtinës me gjashtë vota. Hajrullahu u zgjodh në pozitën e rektorit, të cilën aktualisht e mban Qerim Qerimi, njofton Klankosova.tv. Ky ishte konkursi i dytë për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës, proces i cili dështoi një muaj më herët, pasi asnjë nga kandidatët nuk e patën marrë shumicën e votave të nevojshme.