Gruaja dënohet me burgim pasi ushqeu qenin e saj aq shumë sa s’mund të lëvizte NULL NULL 07.08.2024 09:27 07.08.2024 09:27 Një qen përfundoi me peshë shumë të madhe saqë mezi lëvizte dhe për këtë, pronarja e tij është burgosur për dy muaj. Qeni Nuggi u gjet në shtëpinë e tij në Auckland të Zelandës së Re, pasi një urdhër-kërkimi u dha nga policia. Ai ishte aq i shëndoshë saqë iu desh të ndalonte tre herë pasi kishte ecur vetëm 10 metra, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv. Nuggi u kujdes nga veterinerët kur ai u nxor nga shtëpia, por vdiq dy muaj më vonë si rezultat i komplikimeve shëndetësore. Nuggi peshonte 53.7 kilogramë dhe ishte “aq i trashë sa nuk ishte e mundur të dëgjohej zemra e tij me stetoskop” për shkak të yndyrës. Pronarja e tij u deklarua fajtor dhe ajo u urdhërua të paguante dëmshpërblime prej 514 funte dhe u skualifikua nga mbajtja e qenve për 12 muaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova KQZ: Sot përfundon afati për deklarim të koalicioneve zgjedhore dhe mospjesëmarrje në zgjedhje 2 minuta më parë
Kosova Muharremi: Murati po mundohet me mashtru, VV e ka përgjegjësinë kryesore për humbjen e miliona eurove 13 minuta më parë